Falë liberalizimit të vizave Schengen për
Shqipërinë, që hyri në fuqi më 15 Dhjetor 2010, shtetasit shqiptarë nuk kanë më
nevojë të kërkojnë vizë nëse kanë si qëllim të qëndrojnë në shtetet e Zonës
Schengen deri në një maksimum prej 90 ditësh në gjashtë muaj.
Pra, shtetasit shqiptarë duhet të kërkojnë
vizë pranë Ambasadës së Italisë në rastet e qëndrimit mbi 90 ditë në gjashtë
muaj dhe kur qëllimi i udhëtimit është t’i nënshtrohen kurave mjekësore në
Itali ose të ofrojnë aktivitet me pagesë.
Për një listë të detajuar të dokumentave që
duhen paraqitur për të kërjuar lëshimin e një vize si dhe gjithë procedura që
duhet të ndiqni, klikoni mbi link-un e mëposhtëm sipas kategorise së vizave:
Për të parë kushtet e liberalizimit të vizave Schengen klikoni këtu
Për të kontakuar me Kancelarinë Konsullore
mund t’i drejtoheni nëpërmjet postës elektronike (cancelleriaconsolare.tirana@esteri.it)
ose mund të telefononi në numrin (+355 4 2275942).
0 comments:
Post a Comment