Liberalizimi i Vizave

Në 8 Nëntor 2010 – Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian vendosi heqjen e vizave Schengen për qytetarët e Shqipërise. Megjithatë është e rëndesishme të dihen kushtet për levizjen drejt Vendeve Schengen, në mënyrë që të shmangen gabimet dhe keqkuptimet.
Falë liberalizimit të vizave Schengen për Shqipërinë, që hyri në fuqi më 15 Dhjetor 2010, shtetasit shqiptarë nuk kanë më nevojë të kërkojnë vizë nëse kanë si qëllim të qëndrojnë në shtetet e Zonës Schengen deri në një maksimum prej 90 ditësh në gjashtë muaj. Shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë të kërkojnë vizë vetëm nëse qëllimi i udhëtimit nuk është për punësim, për punë të pavarur ose për kurë mjekësore. Pra, shtetasit shqiptarë duhet të kërkojnë vizë nëse qendrimi i tyre do të jete mbi 90 ditë në gjashtë muaj dhe në rastet kur qëllimi i udhëtimit është për kurë mjekësore ose të ofrojnë aktivitete me pagesë.


Të drejtat e qytetareve shqiptarë:

  •  Çdo shtetas shqiptarë që zoteronë një pasaportë biometrike ka të drejtë të qarkulloj lirisht në hapsirën Schengen.
  • Udhëtimi mund të jetë për çfarëdo motiv, me perjashtim të:
    •  Punësimit
    •  Kurave mjekësore
    •  Bashkimit familjar
  •  Koha e plotë e qendrimit duhet të jetë jo më shumë se 90 ditë në një gjashtmujor (90 ditë në gjashtmujor do të llogaritet duke mbledhur gjithë ditët e qendrimit në territotin Schengen).
  • Hyrjet dhe daljet nga territori Schengen janë të pakufizuar.


Vendet Schengen:

Vendet Schengen janë të gjithë ato vende anëtare të BE me përjashtim të:
  • Britanise së Madhe
  • Irlandës
  •  Zvicër
  • Norvegjis
  • Islandës


Rregullat për tu respektuar:

Rregulli kryesor është periudha e qendrimit dhe në fakt liberalizimi i vizave i përket vetëm vizave afatshkurtër ndërsa për vizat afatgjata kushtet mbeten të pandryshueshme. Në rast se keni për qëllim të qendroni me gjatë se 90 ditë në 6 muaj duhet të bëni kërkese për vizë.
KUJDES: Të gjithë ata që do ta kalojnë këtë periudhë, duke qendruar në territorin e Vendeve Schengen më gjatë se periudha e lejuar, mund të përjashtohen nga liberalizimi i vizave duke u ndaluar te rihyjnë në Vendet Schengen deri në 10 vjet.


Dokumentat e nevojshme për hyrjen në hapsirën Schengen

I vetmi document i nevojshëm për hyrjen në territorin Schengen është pasaporta biometrike. Është e rekomandueshme dhe prerja e një siguracioni shëndetësor përpara nisjes dhe gjithashtu është e rekomandushme që bileta e udhëtimit të prihet vajtje – ardhje.
Gjatë kalimit të doganës, Policia e Kufirit mund të kërkoj të demostroni qëllimin, kushtet dhe mjetet e udhëtimit.


 A do të jetë e detyrueshme marrja me vete e kartës së kreditit ose e lekëve kesh, apo ndonjë fideiussioni bankar, ftesë ose dokumenta të tjera?

Në rast se, nga Policia e Kufirit i kërkohet, cilido qytetar i huaj duhet të shpjegojë qëllimin e qëndrimit të tij dhe të mund të demostrojë që mund të qëndrojë  (pranë të afërmeve, të njohurve ose në hotel) dhe që disponon mjete financiare të mjaftueshme në lidhje me llojin, kohëzgjatjen e parshikuar për qëndrimin dhe shpenzimet e kthimit të Vendin e prejardhjes. Vendimi përfundimtar për hyrjen e qytetarëve të huaj në zonën Schengen mbetet gjithmonë në kopetencat e Policisë së Kufirit, e cila mund të kthejë mbrapsh qytetarin e huaj, që nuk është në gjendje të paraqesë sa më sipër.


Rastet për të cilët nevoitet kërkesë për vizë

Lëshimi i vizës vazhdon të nevoitet për qytetarët shqiptar që kanë për qëllim punësimin në vendet e hapsirës Schengen, në rastet e kurave mjekësore dhe për rast se qytetarët shqipëtarë kanë për qëllim të qendrojnë për më shumë se 90 ditë në një gjashtmujor. Llojet më të shpeshta të vizave janë:


A do të ketë ndryshime në procedurën për kërkesën e vizave?

Jo, procedura për vizat (si për ata që kërkojnë viza Schengen për kurë mjeksore, si për ata që kërkojnë vizë kombëtare afatgjatë për studim, punë e bashkim familjar) do të mbetet e pandryshuar ekzaktesisht si më parë.


A mundet që pas liberalizimit, të hynë në Vendet Schengen edhe ata qytetarë shqipetarë që kanë pasur një urdher largimi, ose ata të cileve për një motiv tjetër u është ndaluar hyrja në zonën Schengen për një farë periudhe?

Apsolutisht jo.  Sigurisht që ndalimi i hyrjes së Vendet Schengen ruan të njëjtën vlefshmëri edhe pas liberalizimit të vizave. Personave, të cilët rezultojnë në Sistemin Informativ të vendeve Schengen, do t’iu refuzohet hyrja në kufi.


0 comments:

Post a Comment